Përmbajtja:
• 200gr biskota digjestive
• 125gr gjalpë
• 400gr ajkë
• 500ml krem halta
• 100gr sheqer pluhur
• 10gr xhelatinë
• 6 lugë xhem boronice ose 250gr të freskëta
1. Biskotat i bluajmë në procesorë ushqimi, pastaj ia shtojmë gjalpin e shkrirë. 2. Masën e fituar e shtrijmë në tepsi duke e shtypur me ndonjë mjet të rrafshët. 3. Marrim një enë të vogël me 30ml ujë, shtojmë xhelatinën që të fillojë procesin e trashjes. 4. Tundim kremin me mikser, shtojmë ajkën dhe sheqerin pluhur. 5. Ndajmë 2/3 e kremit të fituar anash, pjesës së mbetur ia shtojmë xhemin. 6. Në fund shtojmë pjesën me xhem, xhellatinën të cilën fillimisht e shkrijmë mbi zjarr deri pak para vlimit. 7. Mbi biskota shtojmë gjysmën e kremit nga xhemi dhe e rrafshojmë mirë. 8. Shtojmë kremin e bardhë dhe në fund kremin e mbetur nga xhemi. 9. Ëmbëlsira duhet të qëndrojë së paku 2 orë në frigorifer.
-
23 gusht 2020 11:44
-
Shpërndaje në: