Përbërësit:
1 pako biskota “Krash Petit Beurre”
Përbërësit për kremin:
1 litër qumësht
3 të verdha të vezëve
60gr niseshte
50gr kakao
100gr sheqer
1 pako sheqer vanilje
1 çokollatë për zierje “Krash”
150gr gjalpë
200gr arra të bluara
40ml rum
Përgatitja:
Vëmë mbi zjarr 800ml qumësht dhe çokollatën. Në enë tjetër përziejmë të verdhat e vezëve me sheqerin, kakaon dhe niseshtenë. Masën e fituar ia shtojmë qumështit, pak para arritjes në pikën e vlimit. E përziejmë vazhdimisht për 5-6 minuta, derisa kremi të jetë gati.
Largojmë kremin nga zjarri dhe pastaj ia shtojmë gjalpin, rumin dhe arrat. Kremin e fituar e lëmë të ftohet pak. Në tepsi buke të mbuluar me letër kuzhine i vendosim së pari biskotat, duke i lagur shumë pak me qumësht, ndërsa sipër hedhim kremin dhe i rendisim në këtë mënyrë derisa të mbushet tepsia.