TE LINDA

Bukë integrale me pure kungulli

Përmbajtja:

• 400 gr miell integral

• 250 ml ujë

• 120 gr pure kungulli

• 2 gr majë buke

• 1 lugë supe vaj ulliri

• 1 lugë supe sheqer

• 1 lugë supe kripë


1. Së pari aktivizojmë majën e bukës me një lugë ujë të vakët. 2. Përziejmë përbërësit e ngurtë. 3. Gatuajmë brumin duke ia shtuar përbërësit e lëngshëm së bashku me majën. 4. Brumin e fituar e mbulojmë me folie plastmase dhe e lëmë të qëndrojë12 deri 16 orë në ambient jo më të ftohtë se 22◦C. 5. Pas 12 orëve ia japin formën sipas dëshirës dhe e lëmë të dyfishohet rreth një orë e gjysmë. 6. Pasi të jetë dyfishuar piqet në 200◦C.