Përmbajtja:
• Brumi:
• 100gr gjalpë
• 230ml ujë
• 130gr miell
• 3 vezë
• Pak kripë
• Pak sheqer Kremi:
• 1l qumësht
• 100gr sheqer
• 100gr nisheste
• 2 pako sheqer
• vanilje
• 3 vezë
• 200 gr gjalpë
Kremi 2
• 200gr vishnje
• 100ml ujë
• 15 gr nisheste
• 50gr sheqer
1. Tenxheren e vendosim me ujë dhe gjalpë mbi zjarr.
2. Pak para vlimit ia shtojmë miellin duke e përzierë mirë.
3. Masën e fituar e lëmë anash të ftohet.
4. Pasi të jetë ftohur i shtojmë vezët një nga një.
5. Masën e fituar e vendosim në një thes kuzhine.
6. Marrim tepsinë jo ngjitëse, me dimensione 15x23cm.
7. Me anën e thesit të kuzhinës ia japim formën (shiko foto).
8. Piqet në 200°C, pa e hapur derën, derisa të marrë ngjyrë të bukur.
9. Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me brumin e mbetur.
Kremi:
10. E vendosim qumështin me sheqer mbi zjarr.
11. Pak para vlimit ia shtojmë vezët e tundura me nisheste.
12. E përziejmë vazhdimisht për 3-4 minuta, derisa kremi të jetë gati.
13. Largojmë kremin nga tenxherja në një enë tjetër, shtojmë gjalpin të ndarë në kube pastaj i tundim
mirë me mikser.
14. Kremin e fituar e mbulojmë me folie plasmani dhe e lëmë anash derisa të ftohet tërësisht.
Kremi 2:
15. I vendosim vishnjat me sheqer dhe 50ml ujë mbi zjarr.
16. Posa fillojnë të vlojnë ia largojmë shkumën e liruar.
17. I lëmë të ziejnë 3-4 minuta, pastaj shtojmë nishestenë e tretur në ujin e mbetur.
18. I ziejmë për 2-3 minuta të tjera derisa të fitohet kremi.
19. Kremin e mbulojmë me folie plastmasi, e lëmë anash derisa të ftohet.
Përfundimi: Mbi tepsi të mbuluar me letër kuzhine vendosim brumin e parë të pjekur. Në katroret e hapura shtojmë nga pak krem vishnje, pastaj e mbulojmë tërë sipërfaqen me krem vanilje. Përmbi e vendosim brumin e dytë dhe veprojmë në të njëjtën mënyrë. Ëmbëlsira duhet të qëndrojë dy orë në frigorifer pastaj të servohet.