Pas 14 vjetësh transmetimi në Ballkan, mediumi rajonal televiziv “Al Jazeera Balkans” do të mbyllet.
Ky projekt ishte pjesë e grupit mediatik nga Katari, i cili ka operuar me sukses të madh në Ballkan, me seli në Sarajevë që nga viti 2011.
“Al Jazeera Balkans” ka mbuluar të gjithë tregun e rajonit, duke hapur zyra në Prishtinë, Zagreb, Podgoricë, Shkup, Lubjanë dhe Beograd.
Gjatë 14 vjetëve, “Al Jazeera Balkans” ishte veçanërisht e njohur për përmbajtjen origjinale, si dhe për një sërë projektesh të tjera.
E ky ishte televizioni i parë i këtij rrjeti që ka transmetuar programe në një gjuhë tjetër, përveç arabishtes dhe anglishtes.
Arsyet për mbylljen ende nuk janë bërë publike, porse aludohet se mund të jetë vendim i motivuar financiarisht.
-
Izraeli urdhëron mbylljen e Al-Jazeeras në Bregun Perëndimor për 45 ditë
-
“Media publike s’mund të gënjejë”, televizioni shtetëror hungarez ndal transmetimin
-
KQZ-ja tërhiqet nga vendimi për mosakreditimin e disa mediave vendore dhe serbe
-
KQZ-ja refuzon akreditimin e disa mediave serbe, reagon OSBE-ja
-
OSBE për mbylljen e zyrave paralele serbe në veri: Preken kategoritë e cenueshme