Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TE LINDA

Oriz me mish viçi dhe shafran

Përbërësit për 4 persona

300gr mish

1 qepë e madhe

1 spec i kuq

300gr kërpudha

Edhe Musak me kungullesha TE LINDA Musak me kungullesha

200gr oriz

Vaj ulliri

Kripë/piper

40gr gjalpë

2-3 degë majdanozi të freskët

20 fije shafran

Edhe Mish i pjekur TE LINDA Mish i pjekur

 

Përgatitja

E presim mishin në kube të vogla dhe e marinojmë me vaj ulliri, kripë dhe piper.

Në vaj ulliri skuqim qepën e grimcuar dhe ia shtojmë pastaj mishin.

Më pas shtojmë edhe specin dhe kërpudhat e grimcuara, ndërsa i skuqim bashkërisht edhe për disa minuta të tjera.

Shtojmë orizin dhe erëzat dhe pastaj e shuajmë me ujë të vluar ose me lëng të perimeve, duke ia shtuar gradualisht orizin.

Edhe Pashaqofte me mish pule TE LINDA Pashaqofte me mish pule

Në një enë të vogël shtojmë shafranin dhe e mbulojmë me ujë të vluar.

Në fund shtojmë gjalpin dhe shafranin.