Hendbollistet e Kosovës do t’i luajnë dy ndeshje vendimtare me Finlandnën në fazën e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian të këtij viti. Ndeshja e parë është më 5 mars në Vantaa, kurse e kthimit më 8 mars në Prishtinë.
Kosova e Finlanda janë në grup me Francën dhe Kroacinë dhe i kanë humbur dy ndeshjet e parë ndaj këtyre përfaqësuese. Kështu ndeshjet e marsit do të vendosin për vendin e tretë në grup. Edhe prej vendit të tretë është i mundur kualifikimi në Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërzgjedhësi i Kosovës, Agron Shabani, e ka shpallur të mërkurën listën me emrat e 16 lojtareve. Në përfaqësuese janë kthyer Dafina Mustafa, Yllka Shatri e Melisa Mulaj.
Ndërkohë për herë të parë janë ftuar Vanesa Kastrati, Aulona Maloku dhe Albina Pllana.
Përfaqësuesja e Kosovës nuk është në momentin më të mirë. Në këtë cikël po paraqitet pa lojtare si Leonora Demaj, Marigona e Arlinda Hajdari, Mirela Gjikokaj, Fitore Aliu, Albina Rugova e disa të tjera që kanë bartur barrën për kohë të gjatë dhe e kanë ngritur përfaqësuesen në nivel dukshëm më të lartë. Shumica prej tyre tashmë i kanë dhënë fund karrierës.