Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Rahoveci fiton gjysmëfinalen e parë të plejofit

Rahoveci

Rahoveci e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit të elitës së hendbollit kosovar. 

Hendbollistët rahovecas të dielën në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, fituan 32:30 ndaj Besa Famgasit dhe kanë bërë hap drejt finales. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja ishte e luftuar deri në fund, por ishin “vreshtarët” që dolën në fund triumfues me dy gola dallim. 

Pavarësisht se Rahoveci pati epërsi edhe deri në pesë gola, 11:6, skuadra pejane luftoi shumë dhe e ngushtoi epërsinë në një gol para pushimit, 17:16. 

Shumë e niveluar ishte edhe pjesa e dytë, madje mysafirët u shkëputën deri në dy gola 21:19. 
Por, nuk e mbajtën epërsinë deri në fund. 

Në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, Rahoveci u kthye në lojë dhe doli në epërsi 31:28. Nuk e lëshoi epërsinë e krijuar dhe iu gëzua fitores. 

Te Rahoveci, që është kampion në fuqi i Superligës së Kosovës në hendboll, më i dalluari ishte Lulzim Shabani me tetë gola. Shtatë gola i pati Guilherme Fernandes dhe gjashtë të tjera i shtoi Jon Muqolli. Në portë u dallua Arti Luzha. 

Te Besa Famgasi më i dalluari ishte Deniz Terziqi me shtatë gola. Gjashtë gola i realizoi Mohamed Yassin, ndërsa pesë i shënoi Ahmed Khamis. 

Në mesjavën e ardhshme, seria e gjysmëfinaleve bartet në Pejë.