Derbi i xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll i ka takuar skuadrës së Rahovecit.
Rahoveci të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” e mposhti Besa Famgasin me rezultatin 31:28.
Ndeshja ishte e barabartë deri në momentet e fundit, por hendbollistët e Rahovecit u treguan më të saktë dhe e fituan ndeshjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArbios Mushkolaj u dallua te Rahoveci me 11 gola. Egzon Gjuka i shënoi shtatë gola kurse Granit Kadiri pesë gola.
Te Besa Famgasi lojë të mirë pati Ahmed Zayan Amr Ali, i cili shënoi nëntë gola.
Pesë gola i kishte Deniz Terziqi.
Për Rahovecin ishte fitorja e tretë radhazi kurse për Besa Famgasin disfata e parë këtë edicion.