Skitarja Lara Gut-Behrami aktualisht është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku duhej të bëhej gati për garat e shpejtësisë, në sezonin e fundit të Kupës së Botës.
Por skitarja zvicerane, bashkëshortja e Valon Behramit, ka pësuar lëndim të rëndë në stërvitje për garën e Super-G.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa dyshime se 34-vjeçarja ka lëndim në gju dhe ajo do të kthehet në Zvicër për ekzaminime të mëtejme.
Ajo është lënduar pasi pamja në shteg nuk ishte e mirë dhe dora e saj kishte prekur njërën prej portave. Më pas ajo është rrëzuar dhe pësoi lëndimin.
Nëse lëndimi i saj është në gju, karriera e Gut-Behramit mund të mbyllet para kohe.
Gut-Behrami është dy herë fituese e Kupës së Botës, ndërsa ka edhe medalje të artë olimpike dhe të Kampionatit Botëror.
Ajo ka 48 fitore në garat e Kupës së Botës.