Skitarja Lara Gut-Behrami kishte dhënë sinjale se do të pensionohej, dhe një gjë e tillë tashmë është konfirmuar.
Ajo do të pensionohet nga sporti i skijimit pas sezonit të ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmi është bërë i ditur në një intervistë që ajo e ka dhënë për “Tagesanzeiger”, shkruan “Srf.ch” të mërkurën.
Lojërat Olimpike Dimërore 2026 që do të organizohen në Milano dhe Cortina, do të jenë të fundit për Gut-Behramin, që është prej skitareve më të suksesshme.
Më pas ajo do ta vazhdojë jetën në Londër.
Gut-Behrami është bashkëshortja e ish-futbollistit, Valon Behrami.
Behrami ka fituar punë te Watfordi si drejtor teknik.
Watfordi bën gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez, ndërsa Behrami ka qenë në të kaluarën pjesë e kësaj skuadre.
Lara Gut-Behrami ka 48 fitore në garat e Kupës së Botës.
Në Cortina do të garojë për medaljen e katërt Olimpike.