Skitarja zvicerane, bashkëshortja e Valon Behramit, Lara Gut-Behrami, ka pësuar këputje të ligamenteve dhe meniskut në gjurin e majtë, por ajo synon të kthehet sërish në nivelin më të lartë të garave.
Gut-Behrami u lëndua në stërvitje të enjten e kaluar.
34-vjeçarja, kampione olimpike në Super-G, do të operohet në javën e ardhshme.
Por, ajo synon rikthimin në nivelin më të lartë sërish.
“I kam menduar muajt e ardhshëm më ndryshe. Kemi qenë dëshmitar të ngjarjeve dramatike në sportin tonë, aksidente të rënda që kanë pësuar sportistët e rinj. Besoj që lëndimi i gjurit, pavarësisht sa i ndërlikuar mund të jetë, nuk mund të konsiderohet tragjedi. Synimi është të kthehem nga ky lëndim dhe ta arrijë formën më të mirë”, ka deklaruar Gut-Behrami në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga Federata skitare e Zvicrës.
Gut-Behrami është edhe dy herë fituese e Kupës së Botës. Ka edhe medalje të artë në Kampionat Botëror.