Sporte të tjera

Krahasim i pakëndshëm për yllin e tenisit

Jannik Sinner

Falë sukseseve të jashtëzakonshme, tenisti Jannik Sinner është bërë një nga yjet më të mëdha të sportit në Itali vitet e fundit. Tani ai njihet edhe ndërkombëtarisht dhe jo vetëm në botën e tenisit.

Në vendin e tij të lindjes, Sinner, ka rënë viktimë e një krahasimi të pahijshëm.

Muzikanti italian Fedez e krahasoi superyllin 24-vjeçar të tenisit me Adolf Hitlerin.

“Italia ka një idhull të ri, emri i tij është Jannik Sinner, një italian me origjinë të pastër dhe me theks të Hitlerit”, thuhet në një fragment të publikuar më parë nga kënga e re e muzikantit Fedez.
Ky krahasim ka shkaktuar dëshpërim të madh në mediat italiane dhe rrjetet sociale. Komentet kanë qenë nga më të ndryshmet.