Të enjten, prej orës 20:15, në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë do të paraqiten disa prej lojtareve më të mira në botë në hendboll. Kosova e pret Francën në ndeshjen e parafundit kualifikuese për “Euro 2026”.
Dhe fituesja është thuajse e ditur – Franca.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFranca është superfuqi e hendbollit, ndërsa i ka fituar bindshëm katër ndeshjet e para kualifikuese për Evropian. Ka siguruar paraqitjen në Evropian. Ndërkohë Kosova ka humbur të gjitha katër ndeshjet dhe është pa gjasa.
Sikur bilanci i deritashëm të mos mjaftonte, Kosova është dukshëm më e dobët se që ishte në ndeshjet e kaluara. Plot 11 lojtare që luajtën në ndeshjet me Finlandën, muajin e kaluar, nuk janë në përbërje për ndeshjen me Francën. Disa janë të lënduara, por shumica nuk kanë ardhur me arsyetim se kanë obligim në vend të punës dhe për shkollim.
Kjo ka bërë që në përfaqësuese të ftohen hendbolliste të reja dhe kryesisht të klubeve të vendit. Dhe rrjedhimisht mungesat e shumta bëjnë që cilësia të jetë më e vogël.
Në fakt lojtaret që e kanë dërguar Kosovën në nivelin më të lartë, Leonora Demaj dhe motrat Marigona e Arlinda Hajdari, janë tërhequr pa nisur ky cikël eliminator, njëjtë si Fitore Aliu e Albina Rugova. Të gjitha i kanë dhënë fund karrierës në moshë të re. Dhe tani përfaqësuesja ka pamje plotësisht tjetër.
Në fakt edhe me përbërjen më të fortë, Kosova ndaj Francës do të ishte pa gjasa. Francezet në Botërorin e fundit e fituan medaljen e bronztë. Kanë shumë medalje, duke përfshirë të arta, në Lojërat Olimpike, Kampionate Botërore e Kampionate Evropiane.
“Kemi shumë mungesa. Na presin dy ndeshje shumë të vështira, me nivel shumë të lartë të hendbollit. Është gjeneratë e re te ne, ndryshim i madh. Por synojmë të japim maksimumin dhe të tregojmë lojë të mirë”, ka thënë Yllka Shatri, që do të jetë kapitene e Kosovës të enjten ndaj Francës dhe të dielën ndaj Kroacisë në Zagreb.
Më 15 tetor në Nimes, Franca kishte fituar ndaj Kosovës me rezultat 43:12. Kosova më pas humbi edhe nga Kroacia dhe në dy ndeshjet me Finlandën.