Huliganët serbë, të njohur si “Grobari”, e që janë mbështetës të Partizanit të Beogradit, kanë bërë fyerje të shumta në ndeshjen e hendbollit mes Partizanit dhe Nexes kroate. Partizani fitoi 30:27 në kuadër të Ligës së Evropës, ndërsa mediat kroate i kanë kushtuar rëndësi të madhe fyerjeve që janë bërë nga huliganët serbë.
Ndër të tjera janë fyer edhe shqiptarët. Në fakt fyerjet e shqiptarëve nga huliganët serbë nuk janë asgjë e re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHuliganët serbë rreth minutës së 20-të të ndeshjes nisën thirrjet “le të vdesin ustashët”.
Arbitrat nuk kanë ndërprerë ndeshjen pasi nisën fyerjet, ndonëse ato nuk lejohen në ndeshje të hendbollit. Njëra prej thirrjeve të huliganëve serbë ishte “mbyte kroatin që shqiptari mos të ketë vëlla”, ka shkruar “index.hr”.