Rahoveci e ka fituar edhe gjysmëfinalen e dytë ndaj Prishtinës dhe kështu është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
“Vreshtarët” të shtunën në kryeqytet e mposhtën Prishtinën me rezultatin 47:35.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRahoveci edhe në kuadër të gjysmëfinales së parë e mposhti Prishtinën me rezultatin 47:30.
Te Rahoveci më të dalluarit ishin Adonit Isufi e Ardit Tafilaj me nga tetë gola.
Shtatë gola i kishte Alban Haziri. Te Prishtina u veçua Albi Gjuka me 12 gola kurse Oltion Beshiri i realizoi nëntë gola.
Rahoveci e përfundoi stinorin e rregullt në pozitën e parë kurse Prishtina në vendin e katërt.