Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Hendboll, Kosova e publikon listën

Kosova hendboll

Selektori i ri i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, e ka publikuar listën për ndeshjet ndaj Britanisë së Madhe. Ostlund që për ndihmës trajner e ka Jasmin Zhutën, i ka ftuar 18 hendbollistë. 

“Dardanët” ndeshjen e parë ndaj Britanisë së Madhe e luajnë më 29 tetor në Derby të Anglisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshjen e kthimit e luajnë më 2 nëntor, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Këtë ndeshje janë të vlefshme për fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.

Ostlund ka vendosur që për herë të parë t’i ftojë Ardit Tafilajn dhe Muhamet Durmishin.

Tafilaj luan për Rahovecin, ndërsa Durmishi bënë karrierë në Gjermani.

Mungesë e madhe për Kosovën do të jetë kapiteni Valon Dedaj. 

Përfaqësuesja grumbullohet të dielën.