Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Fund i pabesueshëm i vrapimit maratonë, Simbu kampion “falë” fotofinishit

Alphonce Felix Simbu

Alphonce Felix Simbu ka rrëmbyer medaljen e artë në fotofinishin e parë në një maratonë në ngjarjet e mëdha të atletikës.

Në maratonën e Kampionatit Botëror të Atletikës që po mbahet në Tokio, Simbu të hënën e fitoi betejën e jashtëzakonshme me vrapuesin e Gjermanisë, Amanal Petros. 

Për herë të parë Tanzania ka fituar titull të botës.

Fotofinishi tregoi se gara e vrapimit në 42 kilometra e 195 metra u vendos për tre të qindtat e sekondës. Simbu e kaloi Petrosin që po hidhej në vijën e finishit.

Dhe dallimi i dy të parëve në vrapimin në 42 kilometra ishte më i vogël se i medalistit të artë dhe të argjendtë në vrapimin 100 metra.

Edhe Botsuana shpall festë zyrtare pas medaljes së artë Sporte të tjera Botsuana shpall festë zyrtare pas medaljes së artë

Simbu e Petros kishin kohë prej 2 orë, nëntë minuta e 48 sekonda.

Por Simbu ishte për tre të qindtat e sekondës më i shpejtë.

Vrapuesi i Italisë Iliass Aouani, e fitoi të bronztën me kohë prej 2 orë, 9 minuta e 53 sekonda.

I pari në stadium hyri Petros, por atij i takoi vetëm e argjendta në fund. Petros është me prejardhje nga Eritrea.

“Kur u futëm në stadium, nuk isha i sigurt se do të fitoja”, ka thënë 33-vjeçari Simbu.

“Nuk e dija nëse kam fituar. Por kur e pash incizimin dhe emrin tim në krye të listës, isha i lehtësuar. Kam shkruar histori sot. Jam i pari nga Tanzania me medalje të artë në Kampionat Botëror”.

Edhe Botsuana fiton të artën në 4x400 metra Sport Botsuana fiton të artën në 4x400 metra

Dallimi mes dy të parëve ishte më i vogël se në garën e vitit 2001 në Edmonton. Atëbotë Gezahegne Abera i Etiopisë e kaloi Simon Biwottin e Kenisë për një sekondë.


VIDEO: