Finalen shumë të fortë të garës 800 metra vrapim të shtunën në Kampionatin Botëror në Tokio të Japonisë, e fitoi atleti nga Kenia, Emmanuel Wanyonyi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi vendosi edhe rekord në kampionate botërore pasi e mbylli garën për 1 minutë, 41 sekonda e 86 të qindtat.
Algjeriani Djamel Sedjati pati kohën 1 minutë, 41 sekonda e 90 të qindtat dhe e fitoi medaljen e argjendtë, kurse me medalje të bronztë u stolis kanadezi Marco Arop, që pati kohë prej 1 minutë, 41 sekonda e 95 të qindtat.
Wanyonyi i Kenias është edhe medalist i artë Olimpik dhe më i shpejti për këtë vit në këtë disiplinë.
21-vjeçari vlerësohet me potencial të jashtëzakonshëm.