Sporte të tjera

Chebet, mbretëreshë e vrapimit në 5000 metra

Beatrice Chebet

Beatrice Chebet ishte më e shpejtë se atletja tjetër nga Kenia, Faith Kipyegon, dhe e ka siguruar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të atletikës në Tokio.

Në të njëjtën disiplinë, Chebet kishte triumfuar edhe në Lojërat Olimpike vitin e kaluar në Paris. Chebet të shtunën e pati kohën 14 minuta, 54 sekonda e 36 të qindtat.

Kipyegon, kampionia e distancës 1500 metra, e fitoi të argjendtën me kohën 14 minuta, 55 sekonda e 7 të qindtat, ndërsa italiania Nadia Battocletti, e fitoi të bronztën me kohën 14 minuta, 55 sekonda e 42 të qindtat.

Gudaf Tsegay përfundoi në vendin e pestë, ndërsa Etopia ka mbetur ende pa medalje në këtë Botëror.