Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

E papritur, Hana Beiqi e Adell Shaboviq prezantojnë Kosovën në Olimpiadë

Hana Beiqi

Hana Beiqi e Adell Shaboviq e prezantojnë Kosovën në garat e notit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Këtë e bëri të ditur të mërkurën Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ka pasur shumë zhvillime rreth Beiqit, që kishte akuzuar Federatën e Notit të Kosovës për diskriminim. Në përkrahje të saj doli KOK-u.

Edhe më e papritur është përzgjedhja e Adell Shaboviqit, notarit me prejardhje nga Kosova, i lindur dhe i rritur në SHBA.

Shaboviqi e kishte dërguar në gjykatë Federatën e Notit të Kosovës. Por kishte humbur rastin, ndërsa këtë FNK-ja e kishte vlerësuar fitore shumë të madhe.

Dhe KOK-u ka njoftuar që pikërisht Shaboviq e prezanton Kosovën në Lojërat Olimpike.

Të dy notarët marrin pjesë me ftesë.

Edhe Shaboviqi në Kosovë, krenar që do të përfaqësojë familjen dhe vendin në Olimpiadë Sporte të tjera Shaboviqi në Kosovë, krenar që do të përfaqësojë familjen dhe vendin në Olimpiadë

“Të dy notarëve u janë konfirmuar ftesat e univerzalitetit nga Federata Botërore e Sporteve të Ujit, falë më së shumti pikëve të FINA-s gjatë procesit kualifikues. Hana do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë, ndërsa Adelli në 100 metra stil i lirë. Adelli është me prejardhje nga Peja, ndërsa karrierë ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan në njoftimin e KOK-ut.

Pritet reagimi i Federatës së Notit të Kosovës për zhvillimet e fundit.

LEXO EDHE: