Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtarizohet vendimi për vazhdimin e garave në të gjitha sportet

Shumë prej sportistëve në vend tashmë janë kthyer në stërvitje, duke u bazuar në një letër të Komitetit Olimpik të Kosovës. Ndërkohë të hënën pasdite është zyrtarizuar vendimi që lejon kthimin e aktiviteteve në sportet tjera.

Ministria e Shëndetësisë muajin e kaluar kishte marrë vendim për rifillim të Superligës së Kosovës në futboll, por kishte mbetur e paqartë çështja e sporteve tjera. Madje ishte lënë të kuptohet se për sportet tjera nuk ka leje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por më pas KOK-u kishte lëshuar një njoftim ku lejonte kthimin në aktivitete, duke marrë përsipër federatat, klubet dhe sportistët respektimin e masave.

Të hënën janë takuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me ministrne e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. Në takim ishin edhe Naser Ramadani nga IKSHPK-ja, Besim Hasani nga KOK-u dhe Ibër Alaj nga Departamenti i Sportit. Në takim është vendosur që në stërvitje mund të kthehen të gjitha klubet nëse me shkrim trajnerët, sportistët, zyrtarët e tjerë dhe prindërit marrin përgjegjësinë për zbatimin strikt të udhëzimeve të OBSH-së, udhëzimeve të IKSHPK-së, manualit të MSH-së dhe instruksionet e federatave ndërkombëtare.

Federatat dhe MKRS-së e kanë përgjegjësinë për të vizituar klubet për mbikëqyrje të zbatimit të përgjegjësive.

Mbikëqyrësit e objekteve sportive publike dhe private e kanë përgjegjësinë për dezinfektimin e hapësirave ku luhet e po ashtu korridoret, zhveshtoret, tualetet dhe hapësirat tjera.

Për fillim të garave, federatat në bashkëpunim me klubet marrin përgjegjësinë për përcaktimin e kohës optimale dhe për zbatimin e udhëzimeve.

“Secila federatë sportive e Kosovës duhet të bëjë kërkesë, përjashtuar ato që tashmë i kanë dërguar, dhe përshkrim të detajuar për masat e sigurisë dhe të njëjtën ta dërgojë në MKRS dhe KOK. Pastaj këto dy institucione në bashkëpunim me MSH dhe IKSHPK marrin vendimin përfundimtar bazuar në rrethanat e sigurisë për çdo federatë veç e veç”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.