Në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) nuk e kanë përjashtuar mundësinë që gjatë këtyre ditëve t’u jepet leje edhe sportistëve të sporteve të ndryshme t’i rifillojnë aktivitetet sportive. Kështu ka bërë të ditur të hënën për “Kohën”, drejtori i Departamentit për Informim në MSH, Faik Hoti.
“Do ta shohim gjatë rivlerësimit. Rivlerësimi do të bëhet para 1 qershorit. Do të varet prej situatës epidemiologjike, por nuk përjashtohet. Rivlerësimi nënkupton fazën e dytë dhe nëse duhet hapur diçka tjetër pos asaj çka është planifikuar në fazën e tretë”, ka thënë Hoti.
Hapja selektive e aktiviteteve sportive është paraparë më 2 qershor. Vetëm futbollistëve u janë lejuar stërvitjet para se të bëhet hapja selektive. Në vendimin e MSH-së që vetëm futbollit t’i lejohet kthimi në stërvitje kanë reaguar shumë sportistë dhe zyrtarë të Federatave të sporteve të ndryshme.
-
Zyrtarizohet vendimi për vazhdimin e garave në të gjitha sportet
-
KOK-u thotë se edhe skuadrat e sporteve tjera mund të fillojnë me stërvitje
-
Bëhet thirrje që edhe sportistëve tjerë t’iu lejohen stërvitjet
-
Klubeve të Superligës së futbollit prej sot u lejohet të stërvisin
-
MSH-ja e IKSHP-ja pa vendim lidhur me vazhdimin e sportit