Institucionet shëndetësore kanë dhënë leje që skuadrat e futbollit në vend të ushtrojnë, e prej nesër edhe të luajnë ndeshje. Por nuk ka vendim për skuadrat e sporteve tjera.
Të dielën ka pasur reagime të shumta nga drejtues të xhudos, hendbollit, karatesë e sporteve tjera për mungesë të një vendimi lidhur me rifillim të aktiviteteve për sportet tjera, pos futbollit.
Por presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka thënë të hënën mbrëma se edhe në sportet tjera skuadrat mund të nisin me stërvitje, nëse iu përmbahen rekomandimeve. Madje sipas Hasanit kjo mund të bëhet pa vendim të ri të Ministrisë së Shëndetësisë.
Hasani të hënën ka pasur biseda me drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, të Kulturës, Rinisë dhe Sportit e po ashtu me ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Sipas Hasanit të gjithë konsiderojnë se nëse drejtuesit e federatave, klubeve, trajnerët e sportistët marrin përgjegjësinë dhe respektojnë këshillat e OBSH-së, udhëzuesin e MSH-së dhe IKSHPK-së dhe protokollin e përgjithshëm, mund të vendosin të fillojnë me stërvitje pa pritur vendim.
“Çdo federatë, klub, trajner e sportist e vlerëson situatën veç e veç, duke pasur parasysh se në rend të parë është shëndeti i sportistëve dhe pjesëmarrësve tjerë në stërvitje”, ka thënë Hasani për faqen zyrtare të KOK-ut.
Shumë prej klubeve kanë shpresuar të fillojnë me stërvitje të hënën. Shumica në fakt edhe e kanë bërë këtë, ndonëse nuk ka ndonjë vendim që ua lejon.
-
Qeveria nuk u konsultua me KOK-un për ndalimin e aktiviteteve sportive
-
Zyrtarizohet vendimi për vazhdimin e garave në të gjitha sportet
-
Kuka kërkon që nga 1 qershori të fillojnë stërvitjet për të gjitha sportet
-
Sporteve tjera në Kosovë mund t’u lejohen aktivitetet para qershorit
-
Bëhet thirrje që edhe sportistëve tjerë t’iu lejohen stërvitjet