Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët u kthehen arenave sportive

Foto: Driton Paçarada/ Koha Ditore

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që obligonte zhvillimin e aktiviteteve sportive pa praninë e publikut.

Të martën në mbrëmje, Ekzekutivi e ka votuar propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili do të hyjë në fuqi, që nga 28 qershori.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Zemajt, ky vendim ka ardhur pas rekomandimeve që ka marr nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Superliga e Kosovës në futboll, hendboll dhe volejboll, janë sportet e vetme kolektive që kanë nisur aktivitet për t’i mbyllur sezonet.

Që nga lejimi i aktiviteteve sportive, ndeshjet janë luajtur pa praninë e shikuesve, kurse nga e diela e 28 qershorit, nuk do nuk do të ketë më ndalesa nga organet shtetërore dhe u mbetet federatave përkatëse që të vendosin lidhur më këtë çështje.