Trajneri kosovar i taekwondos, Valmir Fetiu, është suspenduar për gjashtë muaj nga federata evropiane e këtij sporti.
Në Evropianin për fëmijë në Tiranë, Fetiu ka goditur me shuplakë garuesen e tij 8-vjeçare, që është edhe vajza e tij.
Incidenti është incizuar dhe bëri bujë të dielën. Të hënën federata evropiane njoftoi se trajneri është suspenduar për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare e vendore.
Vendimin e mori bordi mbikëqyrës i garës me arsyetimin se trajneri ishte "fizikisht agresiv" me garuesen e tij në fund të luftës. Emri i trajnerit nuk është përmendur në vendimin e publikuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Federata e Taekwondos së Kosovës dhe KOK-u deklarohen për incidentin në Tiranë
-
Federata Evropiane e dënon trajnerin, federata kosovare paraqet “sukseset”, KOK-u hesht për incidentin
-
Federata e Taekwondos paraqet “sukseset”, asnjë fjalë për incidentin
-
Trajneri kosovar e qëlloi me shuplakë pas humbjes garuesen 8-vjeçare
-
Ministria dënon sjelljen e trajnerit ndaj sportistes së taekwondos