Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: shtyhet ndeshja Izraeli – Zvicra, ende pa vendim për ndeshjen Kosova - Izraeli

Është shtyrë ndeshja mes Izraelit dhe Zvicrës, e planifikuar për të enjten, 12 tetor.

Për shkak të situatës në Izrael, UEFA vendosi të shtyjë të gjitha ndeshjet që është dashur të zhvillohen në këtë vend në javët e ardhshme.

Ndërkohë UEFA nuk ka vendosur ende për ndeshjen e 15 tetorit mes Kosovës dhe Izraelit.

“UEFA rezervon edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja Kosova – Izraelit mund të zhvillohet më 15 tetor apo duhet të shtyhet. UEFA do të vazhdojë të monitorojë ng afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja”, ka njoftuar UEFA.