UEFA ka vendosur datën e re për ndeshjen mes Izraelit dhe Zvicrës. Kjo ndeshje është dashur të zhvillohet të enjten, por është shtyrë për shkak të gjendjes së sigurisë në Izrael.
Ndeshja do të zhvillohet më 15 nëntor, ka njoftuar UEFA të martën.
Por ende nuk dihet se ku do të zhvillohet ndeshja. Izraelitët po insistojnë që të luajnë në territorin e tyre. Frikësohen se nëse pranojnë që ndeshjet si vendas t’i luajnë në shtete tjera, atëherë në Izrael nuk do të ketë ndeshje ndërkombëtare për kohë të gjatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ku do të luajë Kosova me Izraelin?
-
Vendim i papritur i irlandezëve për ndeshjen me Izraelin, zgjedhin Serbinë
-
Mësohet vendi se ku do të luhet ndeshja Izrael - Kosovë
-
Irlanda e organizon në terren neutral ndeshjen me Izraelin
-
Me Izraelin do të luajnë Kosova e Irlanda, irlandezët kanë nisur me veprime protestuese