Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshja Izraeli – Zvicra mund të shtyhet

Përfaqësuesja e Zvicrës do të luajë në udhëtim tek Izraeli në javën tjetër, në ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Por, situata është e tensionuar dhe Federata e Futbollit të Zvicrës ka reaguar nëpërmjet një komunikate.

“Federata e Futbollit të Zvicrës është në kontakt të vazhdueshëm me UEFA-n dhe Ambasadën e Zvicrës në Izrael. UEFA do të vendosë nëse ndeshja mes Izraelit dhe Zvicrës do të luhet të enjten e ardhshme”, ka shkruar federata zvicerane të shtunën.

Ndeshja i takon Grupit I kualifikues për “Euro 2024”, aty ku bën pjesë edhe Kosova.