Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshja Kosova – Izraeli pritet të shtyhet për dhjetor

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar për të dielen, do të shtyhet. Kështu kanë shkruar të hënën mediat izraelite.

UEFA të dielen mbrëma njoftoi se ka shtyrë ndeshjen Izrael – Zvicër e planifikuar për të enjten. Së shpejti pritet edhe vendimi për të shtyrë ndeshjen e Kosovës me Izraelin, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Kryetari i federatës izraelit, Moshe Zuares, ka thënë se askush nuk e mendon ta luajë ndeshjen me Kosovën, pas situatës së sigurisë në Izrael.

Synim i tij është që ndeshjet si vendas, Izraeli t’i luaj në territorin e tij, ndonëse në termin tjetër. Izraeli pritet që tri ndeshje t’i luan në nëntor, ndërsa një tjetër në dhjetor. Ka gjasë që ndeshja me Kosovën të shtyhet për në dhjetor.