Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Kosova presin që ndeshja me Izraelin të shtyhet

Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka thënë se sipas të gjitha gjasave ndeshja me Izraelin do të shtyhet.

Shala ka shtuar se ende nuk kanë marrë një njoftim zyrtar, por bazuar në situatën e krijuar në Izrael, UEFA do të marrë vendim për shtyrjen e ndeshjes që është e paraparë të luhet më 15 tetor në Prishtinë.

“Bazuar në rrethanat dhe situatën e krijuar në Izrael, nuk besoj se ndeshja do të luhet. Presim që ajo të shtyhet, por që ende nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar”, tha Shala.