Chelsea ka konfirmuar se portieri beg Thibaut Courtois nga sezoni i ri do ta veshë fanellën e Real Madridit, pas kalimit të testeve mjekësore dhe arritjes së kushteve personale me “Mbretërit”.
Kurse në drejtim të kundër, por në formë huazimi për një sezon, ka lëvizur mesfushori kroat, Mateo Kovaçiq, transmeton Koha.net.
“Chelsea dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të Courtois në Santiago Bernabeu. Kurse pjesë e marrëveshjes është transferimi i Mateo Kovaçiqit në Stamford Bridge në huazim një vjeçar”, thuhet në konfirmimin e Chelseat.
We have tonight agreed terms with Real Madrid for the transfer of Thibaut Courtois, subject to the agreement of personal terms and a medical. As part of the deal, Mateo Kovacic will join Chelsea on a season-long loan.https://t.co/WXhHzEdf6D
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 8, 2018