Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea zyrtarizon Kovaçiqin

Mesfushori kroat ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Blutë.

Mateo Kovaçiq nga sot është lojtar i Chelseat.

Blutë kanë vendosur të aplikojnë të drejtën e blerjes që kishin për mesfushorin kroat i cili sezonin e kaluar luajti si i huazuar te Chelsea nga Real Madridi.

Nga kjo shitje Reali përfiton 45 milionë euro ndërsa Kovaçiq do të jetë blerja e vetme e Chelseat pasi Blutë janë të dënuar nga FIFA dhe nuk kryejnë transferime të tjera deri verën e ardhshme.

Kovaçiq u shpreh shumë i lumtur që është përfundimisht pjesë e Chelseat ndërsa nënshkroi për pesë vite deri në vitin 2024 me skuadrën që shumë shpejtë pritet të drejtohet nga Frank Lampard.

“E shijova sezonin tim si i huazuar tek Chelsea, dhe ndihem shumë rehat te ky klub, si edhe në Londër”, tha ai. “Jam i lumtur që erdha përfundimisht këtu. Patëm një vit të suksesshëm, duke fituar Ligën e Evropës, ndërsa shpresoj që të jap një kontribut të madh edhe në sezonet në vijim”, përfundoi Kovaçiq./ksp

Artikuj të ngjashëm