Bayerni ka kompletuar transferimin e dy futbollistëve, Douglas Costa nga Juventusi dhe Eric Maxim Choupo-Moting nga Paris Saint Germaini.
Braziliani Costa, që kishte luajtur te kampioni gjerman në periudhën 2015-2017, është huazuar për një sezon nga “Zonja e Vjetër”. Anësori ishte larguar pikërisht drejt Juves tre vjet më parë. Në tri sezone ka fituar po aq tituj të ligës në Itali.
Në anën tjetër, sulmuesi 31-vjeçar Choupo-Moting, iu bashkua Bayernit nga finalisti i Ligës së Kampionëve, PSG-ja. Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me bavarezët.
Artikuj të ngjashëm