Sulmuesi Eric Maxim Choupo-Moting pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me Bayern Muenchenin, ka njoftuar “Kicker” të mërkurën. Mësohet se palët kanë nisur negociatat dhe marrëveshja mund të arrihet deri në fund të vitit.
33-vjeçari ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, ndërsa me kontratën e re, do të ishte pjesë e Bayernit deri në verën e vitit 2024. Ai është pjesë e Bayernit prej vitit 2020, kur iu bashkua nga Paris Saint-Germaini, ndërsa këtë edicion ka treguar një formë të mirë.
Në 13 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Choupo-Moting ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asistime.
Artikuj të ngjashëm