Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man. Unitedi interesohet për Choupo-Motingun

Manchester Unitedi po përgatitet që në rast të largimit të Cristiano Ronaldos në janar, të transferojë një sulmues.

“MediaFoot” shkruan të enjten se drejtuesit e Unitedit po e shqyrtojnë mundësinë e transferimit të sulmuesit të Bayern Munichut, Eric Maxim Choupo-Moting.

Sulmuesi i Kamerunit po kalon formë të mirë te Bayerni, pavarësisht hapësirës jo të madhe që ka nga trajneri Julian Nagelsmann. Ka shënuar tetë gola dhe ka bërë edhe tri asistime në 13 ndeshje.

33-vjeçari më parë ka qenë te Stoke City në Premier League, por nuk ka pasur sukses.

Në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë, por raportohet se Bayerni dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij në “Allianz Arena”, të paktën edhe për një vit.

Artikuj të ngjashëm