Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Choupo-Moting në dyshim për duelin ndaj Cityt

Sulmuesi i Bayern Munichut, Eric Maxim Choupo-Moting, do të mungojë të shtunën në ndeshjen kampionale kundër Freiburgut, por gjasat janë të mëdha që mos të jetë në gjendje të paraqitet as kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi 34-vjeçar ka probleme me gjurin dhe nuk do të udhëtojë fare me pjesën tjetër të ekipit për ndeshjen kundër Freiburgut që zhvillohet të shtunën në Bundesligë.

Megjithatë, te Bayerni po shpresojnë që ai të jetë gati për Cityn, në duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve që luhet të martën.

Choupo-Moting ka 17 gola në 28 ndeshje të luajtura për Bayernin këtë edicion.