Sulmuesi Eric Maxim Choupo-Moting nuk do të largohet nga skuadra e Bayern Munichut në fund të këtij sezoni, kur edhe i skadon kontrata. “Kicker” ka bërë të ditur të enjten se 33-vjeçari do të jetë pjesë e Bayernit edhe përtej sezonit aktual.
Sulmuesi kamerunas ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Bayernit për rinovimin e kontratës. Ai do ta rinovojë kontratën edhe për një vit dhe do të mbetet te skuadra bavareze deri në verën e vitit 2024.
Choupo-Moting prej vitit 2020 është pjesë e Bayernit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te PSG-ja, Stoke City, Schalke, Mainzi, Hamburgu e Nuernbergu. Në 24 ndeshje të luajtura këtë sezon, Choupo-Moting ka shënuar 15 gola.
Artikuj të ngjashëm