Braziliani Douglas Costa do të kthehet te skuadra e Juventusit në fund të këtij edicioni pasi Bayern Munichu ka vendosur mos ta shfrytëzoj opsionin e blerjes së tij, kanë raportuar të hënën mediumet gjermane. Te Bayerni nuk kanë mbetur të kënaqur me Costan, i cili nuk ka treguar paraqitje të mira këtë edicion. Costa u huazua te Bayerni para fillimit të këtij edicioni nga Juventusi por ekipi gjerman ka marrë vendim ta kthejë prapa brazilianin.
Costa 30-vjeçar ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në 22 paraqitje për Bayernin këtë edicion. Costa ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022 kurse ekipit italian iu bashkua në verën e vitit 2017, pikërisht nga Bayerni.
Artikuj të ngjashëm