Douglas Costa do të rikthehet tek Juventusi gjatë këtij afati kalimtar të janarit nga Bayern Munichu.
Trajneri Hansi Flick nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit të krahut dhe klubi gjerman nuk do ta blejë kartonin e brazilianit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCosta nuk pritet të mbetet as te Juventusi, që është duke shqyrtuar ofertat nga klubet e interesuara.
Për shërbimet e Costas interesim të vazhdueshëm ka shprehur Wolverhamptoni.
Klubi anglez dëshiron huazimin e brazilianit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
Costa ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2021. Juventusi për ta liruar brazilianin po kërkon rreth 20 milionë euro.