Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Choupo-Moting vazhdon kontratën edhe për një vit me Bayernin

Sulmuesi kamerunas Jean-Eric Maxim Choupo-Moting do të jetë pjesë e Bayern Munichut edhe për sezonin e ardhshëm, ka njoftuar të hënën “Kicker”. Bëhet e ditur se krerët e klubit i kanë ofruar 31-vjeçarit, vazhdimin e kontratës edhe për një vit pasi duan ta mbajnë në ekip edhe për edicionin e ri.

Moting para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Bayernit si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë njëvjeçare. Ai deri më tani, ka shënuar tri gola në 16 paraqitje në të gjitha garat për bavarezët kurse karrierë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini, Stoke City, Schalke, Mainzi, Hamburgu e Nuernbergu.