Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Barcelona dëshiron 222 milionë euro për Neymarin

Barcelona ka konfirmuar se për shitjen e Neymarit dëshiron 222 milionë euro.

Klubi katalonas ka konfirmuar se ylli brazilian sot ka kërkuar që të largohet dhe se i kanë bërë me dije futbollistit se nëse ai dëshiron largimin në konton e klubit duhet të depozitohen 222 milionë euro, aq sa është klauzola e tij.

Megjithatë, klubi ka shtuar se futbollisti është akoma në kontratë me Barcelonën, por ka leje që të mos marrë pjesë në ushtrimet. 

Futbollisti pritet që gjatë ditëve në vijim të kompletojë kalimin te PSG-ja.

Kjo është kumtesa e plotë e Barcelonës:

Futbollisti Neymar, në shoqëri të babait, ka informuar Barcelonën këtë mëngjes se dëshiron të largohet nga klubi, në një takim të mbajtur në zyrat e klubit.

Edhe Neymari është i vendosur që të kthehet te Barcelona Sport Neymari është i vendosur që të kthehet te Barcelona

I përballur me këtë pozitë, klubi i ka informuar se ata duhet t’i referohen klauzolës së shitjes së futbollistit në kontratën aktuale që duhet të depozitohen 222 milionë euro.

Për më shumë, si përgjigje lidhur me bonuset ekstra të kontratës, klubi e bën edhe njëherë të qartë që shuma mbetet e depozituar deri sa të merr fund kjo çështje.

Futbollisti mbetet në kontratë me Barcelonën, por me leje të përkohshme që të mos marrë pjesë në ushtrime.