Barcelona ka konfirmuar se sot i është dorëzuar një ofertë prej 222 milionë euro për Neymarin, transmeton Koha.net.
Gjiganti katalunas thotë se këtë e kanë bërë përfaqësuesit ligjor të Neymarit. Braziliani së shpejti pritet të zyrtarizohet si lojtar i PSG-së.
“Të enjten pasdite përfaqësuesit ligjorë të Neymar Jr vizituan personalisht zyrat e klubit dhe bënë pagesën prej 222 milionë eurove në emër të lojtarit për ndërprerjen e njëanshme të kontratës që bashkonte të dyja palët”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.
Barcelona më tutje shkruan se, “si të tillë, klubi do t’ia kalojë UEFA-së detajet e operacionit të mësipërm në mënyrë që ata të mund të përcaktojnë përgjegjësitë disiplinore që mund të lindin nga ky rast”.
FC Barcelona communiqué on Neymar Jr https://t.co/G87wtAhVxe
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 3, 2017