Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja kërkon 300 milionë euro për Neymarin

Neymari është i lidhur me një largim nga Praku i Princave, me ish-skuadrën e tij Barcelonën që është një nga skuadrat e interesuara, transmeton Koha.net. 

Por, për ta lënë të lirë yllin brazilian PSG-ja kërkon 300 milionë euro, raporton L’Equipe.

Neymari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022, tek e cila ishte transferuar për 222 milionë euro nga Barcelona.