Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajner i Napolit.
Italiani ka nënshkruar kontratë trevjeçare, pak orë pas largimit të Maurizio Sarrit.
Ancelotti do të prezantohet para mediave më 9 korrik.
Ish-trajneri i Juventusit e Milanit në Serie A, dje pati takim të gjatë me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.