Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyba beson në fitore

Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba ka thënë se synimi i kampionit të Kosovës në futboll, është ta fitojë edhe ndeshjen e dytë ndaj Sivassporit në kuadër të Ligës së Konferencës.

Zyba ka pranuar se nuk do të jetë aspak e lehtë ndeshja e kthimit me ekipin nga Turqia, e cila luhet të enjten mbrëma në Prishtinë, por ka thënë se ka besim në ekipin.

Gjithashtu, ka thënë se motivi te Ballkani do të jetë shumë i madh për ta fituar këtë përballje, sidomos për faktin se të gjitha biletat e ndeshjes tashmë janë shitur dhe stadiumi do të jetë i stërmbushur.

“Na pret një ndeshjen e vështirë dhe këtë e kemi parasysh. Sigurisht pas fitores javën e shkuar, synimi është të marrim një rezultat pozitiv edhe këtë herë. Shpresoj se do t’ia dalim mbanë me përkrahjen e madhe që do ta kemi për ta fituar këtë ndeshje të rëndësishme”, ka thënë Zyba. “Është shumë e rëndësi që do të kemi përkrahje të madhe për këtë ndeshje, gjë që na motivon edhe më shumë dhe shpresoj t’i gëzojmë me fitore. E kemi parasysh se Sivasspori ka ardhur për pikë, por ne jemi gati dhe duhet të bëjmë një paraqitje edhe më të madhe se javën e shkuar”.

Artikuj të ngjashëm