Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyba insiston se Ballkani la dy pikë në Astana

Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba ka insistuar se kanë merituar fitoren ndaj Astanas, bazuar në paraqitjen dhe rastet e krijuara në fushë.

Ballkani luajti pa gola në duelin e xhiros së katërt të Grupit C të Ligës së Evropës.

Përkundër zhgënjimit për barazimin, Zyba tha se kjo pikë ndaj Astanas është e rëndësishme, duke pasuar parasysh se para dy javësh pësuan humbje nga ekipi i njëjtë në Prishtinë.

“Na dhimben 2 pikë që i lamë, pasi bazuar në lojën dhe rastet kemi merituar pikët e plota. Por, edhe kjo pikë është shumë e rëndësishme bazuar se në Prishtinë nuk e kemi marrë asnjë. Ne treguam se kishim udhëtuar për fitore, por fati nuk ishte në anën tonë”, ka thënë Zyba për ArtMotion.