Gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” ka kohë që është temë aktuale. Për të ruajtur fushën në “Fadil Vokrri” ka javë që Prishtina është detyruar të luaj në vende tjera.
Kosova e ka zhvilluar vetëm një stërvitje në stadium para ndeshjes me Zvicrën që zhvillohet sonte prej orës 20:45. Ndërkohë Zvicra nuk ka stërvitur fare në stadium.
Mediumi zviceran, 20 Minuten, ka shkruar të shtunën për gjendjen e fushës dhe për masat që janë marrë që ajo të ruhet.
Ka konstatuar se me gjithë angazhimin gjendja e fushës nuk është më e mira. Fushën e ka “inspektuar” edhe selektori i Zvicrës, Murat Yakin.
“Është në rregull. Kam pritur të jetë më keq”, ka thënë Yakin për “20min.ch”.