Gazeta e madhe zvicerane “Blick” ka raportuar se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë “u zhyt” në errësirë”. “Blick” ka shkruar se janë ndalur dritat gjatë stërvitjes të cilën Zvicra e ka zhvilluar të hënën në Prishtinë para ndeshjes me Kosovën.
“Pasi janë larguar përfaqësuesit e mediave nga stadiumi pas 15 minutave të para të seancës stërvitore të ekipit zviceran, stadiumi ‘Fadil Vokrri’ u zhyt në errësirë. Kishte një ndërprerje e energjisë gjatë seancës së fundit stërvitore të ekipit kombëtar! Por zviceranëve nuk iu desh ta duronin errësirën për shumë kohë. Ndërprerja e energjisë zgjati një ose dy minuta, pastaj dritat u ndezën përsëri”, shkruan “Blick”, që e ka paraqitur një fotografi të selektorit të Zvicrës, Murat Yakin në “Fadil Vokrri”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
