Blerim Xhemaili është rikthyer në klubin e tij të vjetër, Zuerichun. 34-vjeçari ka nënshkruar kontratë me skuadrën e elitës zvicerane deri më 30 qershor të vitit 2022.
Xhemaili, që është paraqitur me Zvicrën në 69 ndeshje, u shpall kampion i Zvicrës me Zuerichun në vitin 2006 dhe 2007, nën drejtimin e trajnerit Lucien Favre.
Futbollisti shqiptar në të kaluarën ka bërë karrierë edhe te Boltoni, Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa, Bologna dhe Motreal Impact.
Në këtë vit, ai kishte kontratë me Shenzhen FC, por për shkak të pandemisë, ai nuk e luajti asnjë ndeshje me klubin kinez.
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer te FC Zuerichu. Jam shumë i motivuar”, nënvizon Xhemaili në një konferencë për shtyp. “Do ta bëj më të mirën për të sjellë eksperiencën time në ekip”, ka thënë të premten futbollisti shqiptar.
Xhemaili është paraqitur tri herë në Kupa të Botës me Zvicrën, në vitin 2006, 2014 dhe 2018, ndërsa ka luajtur edhe në Kampionatin Evropian 2016.